Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ Droga e Xibrakës

Sanksione të reja për ‘Nord Stream 2’/ Senatorët amerikanë firmosin projektligjin

Sanksione të reja për ‘Nord Stream 2’/ Senatorët amerikanë firmosin projektligjin

17:04, 05/06/2020
A+ Aa A-

Senatorët amerikanë e të dy krahëve politikë kanë propozuar sanksione të mëtejshme kundër ndërtimit të gazsjellësit rus "Nord Stream 2".

Gazsjellësi "Nord Strim 2", synon dyfishimin e kapacitetit të gazit natyror në Europë.

"Nord Strim 2" me gjatësi rreth 1,200 kilometra është një investim i përbashkët i kompanisë ruse Gazprom dhe i pesë kompanive europiane dhe synon të dyfishojë kapacitetin aktual vjetor të gazit në kontinent.

Projekti është planifikuar të përfundojë në fund të vitit, por dhjetorin e kaluar, kur ishte plotësuar 94 për qind e programit, sanksionet e para detyruan një nga firmat zvicerane të hiqnin dorë nga puna, duke ngarkuar kompaninë shtetërore ruse të gazit, Gazprom, me shtrimin e tubacionit të mbetur.

Administrata amerikane vitin e kaluar udhëzoi personat e përfshirë në projekt që ta braktisnin atë, në të kundërt do përballeshin me revokim të vizave dhe do u bllokoheshin asetet financiare e fizike.

Vladimir Vasiliev, një studiues në Akademinë Ruse të Shkencave, mendon se Uashingtoni po e pengon ndërtimin e gazsjellësit rus për arsye konkurrence.

"Nëse SHBA-ja arrin ta pezullojë rrjetin gazsjellës rus dhe ta reduktojë furnizimin me gaz nga Rusia, do të ketë një levë të fuqishme gjeopolitike në dorë."

Me sanksionet e reja amerikane pritet të penalizohet çdo kompani e huaj që shtron tuba, siguron financa apo ambiente portuale për anijet e projektit.

Projektligji i senatorëve duhet të kalojë në dhomën e lartë të Kongresit dhe të firmoset nga presidenti Donald Trump përpara se të marrë fuqi ligjore.

Kremlini e ka bërë të qartë se planet e saj për "Nord Stream 2" do vijojnë, ndërsa ndërhyrjet e SHBA-së i ka konsideron goditje të padrejta ndaj konkurrencës dhe shkelje të së drejtës ndërkombëtare.

Gazsjellësi pritet të transportojë gaz rus drejtpërdrejt në Gjermani nëpërmjet Detit Balltik, duke e ndihmuar vendin të heqë dorë nga teknologjitë aktuale të prodhimit të energjisë si qymyrguri apo centralet atomike.

Për Uashingtonin, projekti është një armë e Rusisë që e lë Europën të zbuluar në kuptimin e fuqisë energjetike.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco