142 viktima në 24 orë/ Britania kapërcen 40 mijë vdekje në total nga COVID-19

142 viktima në 24 orë/ Britania kapërcen 40 mijë vdekje në total nga COVID-19

16:44, 05/06/2020
A+ Aa A-

Numri zyrtar i vdekjeve nga koronavirusi në Mbretërinë e Bashkuar, tejkaloi sot 40,000 viktima, ndërsa shefat e shëndetësisë njoftuan se 142 britanikë të tjerë kanë humbur jetën e tyre nga virusi dhe shkencëtarët sugjeruan se niveli i ‘vlerës R’, tani është rritur mbi numrin 1 në dy rajone të Anglisë.

Shefat e Departamentit të Shëndetit, ende nuk e kanë njoftuar numrin zyrtar ditor të vdekshmërisë në vend, raporton Dailymail.

Numri paraprak - i cili shpesh është shumë më i ulët sepse nuk përfshin vdekjet në të gjitha mjediset në Angli - llogaritet duke shtuar të gjitha azhurnimet individuale nga secili prej kombeve.

Shëndeti Publik në Angli, regjistroi sot 123 vdekje të tjera nga pacientët që testuan pozitiv për virusin në spitale.

Skocia regjistroi 14 vdekje në të gjitha mjediset, e ndjekur nga katër në Uells dhe një në Irlandën Veriore.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco