Katari i përkushtuar në luftën kundër ISIS-in pavarësisht rrethanave COVID-19

Katari i përkushtuar në luftën kundër ISIS-in pavarësisht rrethanave COVID-19

15:45, 05/06/2020
A+ Aa A-

Gjatë takimit të Grupit të Vogël të Koalicionit Global për mposhtjen e ISIS që u mbajt këtë të enjte, Ministri i Jashtëm i Katarit Sheik Mohamed Abdulrahman Al Thani theksoi se pavarësisht rrethanave të jashtëzakonshme me të cilat përballet Katari dhe mbarë bota për shkak të COVID–19, Shteti i Katarit mbetet i përkushtuar në luftën kundër shtetit islamik ISIS në Irak e Siri, si dhe në qëllimet e Koalicionit për të krijuar kushtet për ta mposhtur përfundimisht grupin terrorist, përmes përpjekjeve gjithëpërfshirëse dhe shumëanëshe.

Ai konsideroi se krimet e ISIS kundër civilëve dhe shkeljet flagrante të ligjit ndërkombëtar kërkojnë masa pa kompromis dhe bashkëpunim të zgjeruar në të gjitha linjat e Koalicionit garantuar mbrojtjen e civilëve, dhe për tu siguruar që ISIS dhe bashkëpunëtorët e tij të mos jenë në gjendje të rikrijojnë asnjë rajon enklavë apo të vazhdojnë të paraqesin kërcënim ndërkombëtar për paqen dhe sigurinë.

Ministri i Jashtëm i Katarit theksoi se vendi i tij është i vendosur të vazhdojë çdo bashkëpunim në lidhje me krijimin e kushteve të duhura për rimëkëmbjen dhe stabilitetin në Irak e Siri, dhe ti ofrojë ndihmën e nevojshme partnerëve legjitimë në terren, të cilët tashmë në kohën e pandemisë janë më të rëndësishëm se kurrë.

Ai vlerësoi përpjekjet e bëra derimëtani nga Qeveria e Irakut në luftën kundër ISIS, dhe deklaratën e Kryeministrit të ri Irakian se kjo luftë është një nga prioritetet e qeverisë së tij të re.

Image

Ai u shpreh se Shteti i Katarit ndan të njëjtin shqetësim me partnerët e tij për shfaqjen e kërcënimeve nga bashkëpunëtorët e ISIS, veçanërisht në Afrikën Perëndimore dhe rajonin Sahel, duke shtuar se ka nevojë për më shumë koordinim gjatë adresimit të shkaqeve të këtij kërcënimi në ato zona.

Ministri i Katarit nënvizoi se ‘Ne nuk mund të pretendojmë që e kemi mundur ISIS-in plotësisht pa patur mekanizma të fortë kundër krimeve terroriste në përputhje me Ligjin Ndërkombëtar, dhe adresim të sfidave që paraqesin luftëtarët e huaj terroristë’.

Ai theksoi se çështja e pengjeve të ISIS dhe familjarëve e tyre në Sirinë verilindore mbetet ende një problem i pazgjidhur, e cila ka nevojë për një qasje gjithëpërfshirëse.

Sheik Mohamed Al Thani rikonfirmoi vendosmërinë e Katarit për të mbrojtur, përmes Koalicionit, interesat kolektive të sigurisë.

Ndërsa në fillim të fjalës së tij, Ministri i Jashtëm katarian falënderoi Sekretarin e Shtetit të SHBA-ve Mike Pompeo dhe Ministrin e Jashtëm Italian Luigi Di Maio për koordinimin e Takimit të Grupit të Vogël të Koalicionit Global për mposhtjen e ISIS.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco