Shtohen zërat: Koronavirusi u krijua në laborator

Shtohen zërat: Koronavirusi u krijua në laborator

11:10, 05/06/2020
A+ Aa A-

Sir Richard Dearlove pretendon se shkencëtarët kinezë kanë kryer eksperimente sekrete tek lakuriqët e natës derisa virusi, për shkak të një incidenti, ka dalë nga laboratori i biosigurisë në Wuhan.

Tashmë, jo vetëm Shtetet e Bashkuara të Amerikës, po edhe Britania e Madhe gjithashtu akuzon Kinën për krijimin artificialisht të COVID-19. Në studimin britaniko-norvegjez, i cili nuk është publikuar ende, ka elementë që janë vendosur në sekuencën gjenetike të virusit dhe nuk kane evoluar në mënyrë natyrale.

Pekini vazhdon të jetë nën presion për të shpjeguar se si COVID-19 filloi të përhapet në Wuhan në fund të vitit të kaluar. Hulumtimet sugjerojnë që COVID-19 është një “virus i përshtatur mirë me bashkëjetesën njerëzore”.

“Koronavirusi u krijua nga njeriu në një laborator të Kinës, është shpërndarë te njerëzit pas një incidenti”, deklaroi Sir Richard Dearlove.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco