'Ikni që këtu, po ma shkelni barin': qytetari largon Kryeministrin nga prona e vet

'Ikni që këtu, po ma shkelni barin': qytetari largon Kryeministrin nga prona e vet

10:58, 05/06/2020

Kryeministri australian Scott Morrison iu ndërpre fjala gjatë një konference për shtyp në natyrë, nga pronari i shtëpisë aty afër, pasi ai bashkë me gazetarët i kishin hyrë në oborr dhe i kishin shkelur barin.

Kryeministri Morrison ndodhej në qytetin Googong të shtetit New South Wales, për të bërë publike një skemë të re strehimi, në momentin kur banori i bërtiti si atij dhe reporterëve që ishin mbledhur shumë afër derës së tij.

"A mund të  ikni të gjithë nga bari?! – u tha ai.

Dhe Kryeministri menjëherë iu përgjigj: Patjetër, le të shtyhemi mbrapa.

"Ecni!" - vazhdoi ai burri. "Hë djema, se unë sapo e kam mbjellë," shtoi ai, duke u treguar oborrin.

Dhe Kryeministri reagoi përsëri, duke iu drejtuar të gjithëve që e shoqëronin, edhe një herë tjetër: "Pooo, ju lutem, të shtyhemi prej këtu".

Pronari i oborrit më pas i kërkoi falje Kryeministrit Morrison, duke i thënë "më vjen keq, shoku", për të cilën mori një OK me dorë nga Kryeministri, që e qetësoi: “Gjithçka në rregull, faleminderit” dhe vazhdoi me deklaratën.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Daj Jaku08/06/2020 00:19

O Zoti Ylli! Jemi 500 vjet mbrapa dhe 150 vjet anash. Kur ra komunizmi më 1991, ishim 350 vjet mbrapa dhe 50 vjet anash. U duk sikur po e kërkonim rrugën, por me ardhjen e rilindhjes me Edvin Dramën u kthyem mbrapa kohës së Turqisë.

ylli05/06/2020 11:13

Sikur te kishte ndodhur ne Shqiperine tone te dashur e kishin keput ne kurriz dhe arrestuar puuuuu puuuuu puuuuu sa larg jemi me bote e civilizuar

Shto koment

Denonco