Mbi 6.6 milionë të infektuar me COVID-19 në botë

Mbi 6.6 milionë të infektuar me COVID-19 në botë

10:49, 05/06/2020
A+ Aa A-

Numri i rasteve me koronavirus në botë ka tejkaluar shifrën 6 640 960 njerëzve në botë sipas të dhënave të “Johns Hopkins University”. Ndërsa numri i të vdekurve ka shkuar rreth 400 mijë më saktë, 391,285.

Ndërsa të shëruarit në botë janë 2. 872. 731 persona. Pas SHBA është Brazili për numrin më të lartë të të infektuarve ku deri tani ka arritur 614,941 nga të cilët kanë vdekur 34,021 persona.

Ndërsa në vend të tretë është Rusia me 440,538 të infektuar dhe 5,376 të vdekur. Vendi i parë në botë për numrin e të infektuarve dhe vdekjeve është SHBA më 1,872,660 nga të cilët kanë humbur jetën 108,211 persona.

Ndërkohë që në Europë dhe SHBA numri i të infektuarve është ulur në Amerikën Latine ditët e fundit janë rritur ndjeshëm. Brazili ia ka kaluar dhe Italisë për numrin e viktimave ku vetëm në 24 orët e fundit kanë ndërruar jetë 1.473 persona.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco