Lajmi i fundit

LIVE/ Nis protesta e qytetarëve para Bashkisë së Tiranës

Krizë? Cila krizë? Sondazh befasues për situatën ekonomike

Krizë? Cila krizë? Sondazh befasues për situatën ekonomike

10:44, 05/06/2020
A+ Aa A-

Një ditë më parë, një nga gazetat më të mëdha italiane shkruante për eksodin e mjekëve të këtij vendi drejt Gjermanisë.

Ndërkohë një video e blogger-it Nas Daily u bë virale, pasi tregon se përse Gjermania po e menaxhon kaq mirë situatën ekonomike në kohën e krizës së koronës.

Gjermania ka ofruar një paketë ndihme prej 130 miliardë euro për të forcuar ekonominë.

Po gjermanët vetë si ndjehen? Një sondazh sjell të dhëna befasuese, raporton gazeta BILD.

Sondazhi tregon se 80 përqind e gjermanëve janë të kënaqur ose shumë të kënaqur me situatën e tyre ekonomike.

Kancelarja Merkel e komentoi këtë optimizëm duke thënë se “ne duam të kthehemi sa më shpejt te prosperiteti ynë. Kjo do të thotë që njerëzit të jenë në gjendje të blejnë”.

Ajo e shtoi optimizmin kur tha se nuk beson se do ketë një valë të dytë, të ngjashme me atë që ndodhi këto muaj.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco