‘Koha për të hapur kufijtë brenda BE-së': Sot takimi i ministrave të Brendshëm Ylva Johansson

‘Koha për të hapur kufijtë brenda BE-së': Sot takimi i ministrave të Brendshëm

10:15, 05/06/2020
A+ Aa A-

Komisioni Evropian po u bën thirrje vendeve anëtare të BE që të heqin të gjitha kontrollet kufitare brenda bllokut deri në fund të qershorit, tha Komisionerja për Punë të Brendshme Ylva Johansson për Euronews.

Bllokimet kombëtare prej koronavirusit dhe ndalimet e udhëtimit kanë sjellë konfuzion midis udhëtarëve, i kanë kushtuar industrisë së turizmit miliarda euro në të ardhura dhe minuan idenë e një Evrope të bashkuar.

Qeveritë e BE tani po përpiqen të koordinojnë se si dhe kur të rihapin kufijtë e tyre, dhe ministrat e Punëve të Brendshme të shteteve anëtare do të diskutojnë këtë temë gjatë një takimi të premten.

"Unë mendoj se po afrohemi shumë afër një situate ku duhet të heqim të gjitha kufizimet e brendshme të kufijve dhe kontrollet kufitare," i tha Johansson, Euronews në një intervistë televizive.

"Unë do të propozoj që vendet anëtare duhet të heqin të gjitha kontrollet e brendshme kufitare sa më shpejt të jetë e mundur. Dhe unë mendoj se një datë e mirë duhet të jetë fundi i qershorit", tha ajo, duke shtuar se do të bënte zyrtarisht propozimin gjatë takimit të Këshillit. 

Komisioni është përpjekur të sigurojë që kufizimet e udhëtimit në të gjithë bllokun të hiqen në  mënyrë të koordinuar, dhe tregoi muajin e kaluar një seri rekomandimesh se si të veprohej.

Johansson tha që vendet anëtare po i ndiqnin udhëzimet e Komisionit për balancimin e gjendjes së shëndetit publik me koston ekonomike të pandemisë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco