Senati miraton kandidatin e Presidentit Trump për drejtor mbikëqyrës të Zërit të Amerikës

Senati miraton kandidatin e Presidentit Trump për drejtor mbikëqyrës të Zërit të Amerikës

23:03, 04/06/2020
A+ Aa A-

Senati amerikan miratoi të enjten kandidatin e Presidentit Donald Trump për të drejtuar USAGM, agjensia federale që mbikëqyr Zërin e Amerikës dhe entitetet e tjera ndërkombëtare të transmetimit.

Me një votë 53-38 në vija partiake, Senati i kontrolluar nga republikanët miratoi regjisorin konservator të dokumentarëve Michael Pack për të kryesuar USAGM për një mandat tre vjeçar. Emërtimi i zotit Pack ka qenë në shqyrtim për dy vjet, i lënë pezull pjesërisht për shkak të shqetësimeve të demokratëve në lidhje me pretendimet e përfitimeve të dyshuara financiare në bizneset e tij.

Përmes kompanisë së tij Manifold Productions, Inc., zoti Pack ka shkruar, drejtuar dhe realizuar dokumentarë të shumtë, shumë prej të cilave janë transmetuar në kanalin PBS. Ai ka shërbyer si Drejtor i Përgjithshëm i Institutit Konservator Claremont dhe ka mbajtur poste në Institutin Kombëtar për Shkencat Humane dhe Korporatën për Transmetimin Publik. Ai ka punuar gjithashtu në projekte filmike me ish-këshilltarin strategjik të Presidentit Trump dhe bashkë-themeluesin e kompaninsë Breitbart News, Stephen Bannon.

Pack ka përvojë të mëparshme me agjencinë amerikane të transmetimeve, pasi kishte shërbyer si drejtor i WORLDNET, rrjetit global satelitor të Agjencisë Amerikane të Informacionit që u bë njësia televizive e Zërit të Amerikës.

"Ky njeri është i kualifikuar në mënyrë unike për të mbajtur këtë pozitë," tha të enjten Kryetari i Komisionit për Marrëdhëniet me Jashtë në Senat, James Risch. "Ai ka bërë një punë të jashtëzakonshme - të gjithë duhet të shikojnë dokumentarin më të fundit që bëri për Gjykatën e Lartë- një punë e shkëlqyer. Ka pasur një betejë politike për të për më shumë se dy vjet dhe sot është momenti i së vërtetës."

Në seancën e tij për konfirmim shtatorin e kaluar, zoti Pack sqaroi shqetësimet se ai do të përpiqej të impononte një paragjykim politik për agjencitë USAGM, përfshirë Zërin e Amerikës, e cila është e mandatuar me ligj, të jetë objektive dhe e ekuilibruar në raportimin e saj.

"E gjithë agjensia mbështetet në besimin se gazetarët janë të pavarur, se asnjë ndikim politik nuk u tregon atyre se si të raportojnë lajmet dhe çfarë të thonë. Pa këtë besim, mendoj se agjensia është minuar plotësisht," i tha Pack komisionit.

Me emërimin e zotit Pack në dukje i penguar në Komisionin për Marrëdhëniet me Jashtë të Senatit, Presidenti Trump muajin e kaluar shprehu zhgënjimin për vonesat, duke thënë se kjo po bëhej për shkak të pengesave të demokratëve. Presidenti më parë kërcënoi të detyronte Kongresin të shtynte punimet për të nxitur miratimin e kandidaturës së tij.

Megjithë njoftimet se marrëdhëniet e biznesit të zotit Pack ishin objekt i një hetimi nga Prokurori i Përgjithshëm i Qarkut të Kolumbia, Komisioni për Marrëdhëniet me Jashtë miratoi kandidaturën e zotit Pack më 20 maj, me një votim sipas vijave partiake 12-10, dhe më pas e dërgoi atë në Senat për miratim përfundimtar.

Në atë kohë, Senatori Risch tha se komisioni ishte i përgatitur të mos e merrte në shqyrtim emërimin "nëse departamenti i Prokurorit të Përgjithshëm të Shteteve të Bashkuara, apo Departamenti i Drejtësisë do të kërkonte një gjë të tillë. Kjo nuk ka ndodhur".

Demokratët thonë se emërimi vendos precedent të keq

Senatori Bob Menendez nga Nju Xhersi, anëtar i lartë i Komisionit për Marrëdhënie me Jashtë, tha se votimi i fundit për emërimin e zotit Pack rrezikonte rolin historik këshillës dhe të pëlqimit nga Senat për kandidatët e propozuar nga presidenca për nga mënyra se si u snxitua votimi pa një pamje të plotë të marrëdhënieve të biznesit të zotit Pack.

Zyra e prokurorit të përgjithshëm të qarkut të Kolukbias tha se ka hapur një hetim për të parë nëse Pack ka përdorur në mënyrë të paligjshme fonde nga organizata e tij jofitimprurëse Public Media Lab.

"Unë e di që presidenti ka folur publikisht dhe privatisht për dëshirën e tij të madhe për të konfirmuar z. Pack, me çdo kusht," tha senatori Menendez të enjten. “Kundërshtimet që unë kam ngritur sot dhe kam ngritur prej muajsh nuk janë të natyrës politike ose partiake. Ato kanë të bëjnë me pyetjen më themelore dhe kritike - a është i aftë të shërbejë Michael Pack? A duhet të konfirmohet ai ndërsa është nën hetim dhe pasi ka qenë i pandershëm me Senatin dhe agjencinë e taksave IRS? "

Senatori Mendez detajoi pyetjet e demokratëve të Komisionit të Marrëdhënieve me Jashtë, duke pohuar se Pack kishte "keqinterpretuar marrëdhëniet mes organizatës së tij jofitimprurëse dhe kompanisë së tij fitimprurëse në agjencinë e taksave IRS.

Shtëpia e Bardhë hodhi poshtë shqetësimet e demokratëve, duke thënë se, "Presidenti qëndron në mbështetje të zotit Michael Pack dhe është i zhgënjyer, por jo i habitur, që demokratët që nuk bëjnë asgjë, kanë vendosur edhe një herë të hedhin baltë politike mbi rekordin e pastër të një nëpunësi publik."

Kompania e zotit Pack, Manifold Productions, Inc., mori miliona dollarë grante nga organizata e tij jofitimprurëse, tha Menendez. Megjithatë ai vazhdimisht ka deklaruar në IRS se nuk ka patur marrëdhënie mes të dyjave, kur në fakt ai i drejtoi të dy entitetet. Menendez tha se zoti Pack ende nuk ka korrigjuar informatat e gabuara të dhëna në IRS dhe para Komisionit në lidhje me statusin e deklaratave të tij tatimore.

Menendez tha se zoti Pack nuk i kishte ofruar komisionit dokumentet e kërkuara që detajonin marrëdhëniet mes organizatës jofitimprurëse dhe biznesit të tij, duke pretenduar se informacioni ishte sensitiv.

"Interesat e biznesit të tij janë aq të ndjeshme sa senatorët e Shteteve të Bashkuara që shqyrtojnë informacionet më të ndjeshme të klasifikuara nuk mund t'i shohin ato të zotit Pack," tha Menendez.

Zërit të Amerikës nuk mori përgjigje për një kërkesë për koment nga zëdhënësi i zotit Pack.

US Broadcasting editorial stance

In recent weeks, Trump has criticized VOA for its news coverage of China during the coronavirus crisis. When asked about the Pack nomination on May 15th, Trump said, “Voice of America is run in a terrible manner. They’re not the Voice of America. They’re the opposite of the Voice of America.”

VOA Director Amanda Bennett defended the U.S.-funded news agency’s mission and reporting in a statement last month.

“We export the First Amendment to people around the world who have no other access to factual, truthful, believable information,” she said.

“That’s why more than 80% of our 280 million audience in 47 languages in more than 60 countries say they find our work credible,” she added.

Senator Menendez said on the Senate floor ahead of the final vote Thursday that the connection with foreign audiences depends on the agency’s protections from political interference.

“People around the world have come to view the products from all of the networks and grantees as reliable and trustworthy news sources as this pandemic has highlighted,” he said.

“It is absolutely critical that any person in this position maintain a strong firewall between the work of its networks and grantees and political interference or influence from the White House or any others."

The USAGM oversees five U.S. civilian broadcast networks, which include VOA, Radio Free Europe/Radio Liberty (RFE/RL), the Office of Cuba Broadcasting (OCB), Radio Free Asia (RFA), and the Arabic-language stations Alhurra Television and Radio Sawa of the Middle East Broadcasting Networks (MBN).

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco