VIDEO/ Pasi i ndërpret fjalimin, banori dëbon kryeministrin nga prona e tij

VIDEO/ Pasi i ndërpret fjalimin, banori dëbon kryeministrin nga prona e tij

22:00, 04/06/2020

Një banor në Australi, ka ndërprerë fjalën e kryeministrit Scott Morrison dhe u ka kërkuar që të largohej nga hapësira e oborrit të banesës së tij.

Sipas mediave, Morrison ishte në qytetin Googong duke folur për gazetarët në kohën kur banori i kishte bërtitur dhe u kishte kërkuar edhe gazetarëve të largoheshin nga oborri i tij.

Qytetari ka kërkuar kryeministrit dhe gazetarëve që të largohen nga hapësira e gjelbërt që ndodheshin.

Kryeministri mirëkuptoi kërkesën.

“Sigurisht, le të largohemi”.

Fjalimi i kryeministrit lidhej me situatën e pandemisë në këtë shtet ku si  pasojë deri më tani kanë humbur jetën 102 persona dhe 7240 raste janë konfirmuar pozitivë me koronaviurs.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

5555505/06/2020 14:08

ske pare gje akoma ti?

Shto koment

Denonco