'Numri i vdekjeve në Brazil po rritet me vërtik'

'Numri i vdekjeve në Brazil po rritet me vërtik'

08:34, 04/06/2020
A+ Aa A-

Për të dytën ditë, Brazili ka regjistruar një numër rekord vdekjesh: 1,349 vdekje në 24 orët e kaluara, duke e çuar në total më shumë se 32.500.

Brazili gjithashtu ka afro 600,000 raste të konfirmuara me koronavirus.

Numri i vdekjeve në vend është në rritje - megjithatë në mes të kësaj pandemie, ai ende nuk ka një Ministër të përhershëm të Shëndetësisë.

Eduardo Pazuello u konfirmua si Ministër i përkohshëm të mërkurën pas gati tre javësh në punë - një shenjë për shumë njerëz që qeveria federale nuk po e merr çështjen aq seriozisht.

Në të vërtetë, vetëm këtë javë, presidenti Jair Bolsonaro reagoi ndaj rritjes së viktimave duke thënë se vdekja ishte fat i të gjithëve, duke fajësuar edhe një herë mediat për shkaktimin e panikut në mesin e brazilianëve.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco