Një gjykatë në Francë vendos ekstradimin e të dyshuarit për gjenocid në Ruandë

Një gjykatë në Francë vendos ekstradimin e të dyshuarit për gjenocid në Ruandë

07:58, 04/06/2020
A+ Aa A-

Gjykata e Apelit në Paris ka marrë vendim për dorëzim të Felicien Kabugas, i dyshuar për gjenocid në Ruandë, për gjykim në tribunalin ndërkombëtar.

Prokurorët e Kombeve të Bashkuara akuzojnë Kabugan për financim dhe armatosje të milicisë etnike hutu, që ka lënë të vdekur rreth 800,000 pjesëtarë të komunitetit tutsi dhe pjesëtarëve të moderuar të komunitetit hutu, në Ruandë, përgjatë 100 ditëve, më 1994.

Ai përballet me akuza për gjenocid, përfshirje në gjenocid, persekutim dhe shfarosje. Avokatët e Kabugas kanë argumentuar para Gjykatës së Apelit në Paris se 84-vjeçari duhet të gjykohet në Francë për shkak të moshës së shtyrë, shëndetit të dobët dhe pretendimeve për mungesë të paanshmërisë, të shfaqur nga gjykatat ndërkombëtare.

Një gjyqtar në Hagë ka marrë vendim muajin e kaluar që Kabuga duhet të gjykohet në Arusha, Tanzani, nën mekanizmin e Kombeve të Bashkuara për Tribualin Ndërkombëtar Penal. Pas vendimit të marrë nga gjykata në Paris, avokatët e Kabugas kanë thënë se do të apelojnë vendimin në tjetër nivel për të kundërshtuar ekstradimin. Kabuga ka qenë në arrati për më shumë se 20 vjet, derisa policia franceze ka gjetur atë një muaj më parë, në Paris, me emër të rremë.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco