VIDEO/ Ciklon Nisarga godet zonat afër Mumbai

VIDEO/ Ciklon Nisarga godet zonat afër Mumbai

19:56, 03/06/2020
A+ Aa A-

Një ciklon po godet zonat në bregdetin perëndimor të Indisë, pranë qytetit me popullsinë më të dendur, Mumbai.

Syri i Ciklon Nisarga e humbi fuqinë dhe madhësinë ndërsa u përplas në shtetin e Maharashtra.

Por akoma ka paralajmërime se mund të shkaktojë një rritje të madhe të stuhisë sërish.

Qyteti më i populluar i Indisë ka 20 milion banorë dhe gjithashtu është goditur keq nga pandemia e koronavirusit.

Pamjet nga stuhia në Raigad, rreth 50 km (30 milje) në jug të Mumbait, treguan dallgë të mëdha që u përplasën në breg, me pemët që shkuleshin nga erërat e forta.

Gjithashtu pamjet treguan që stuhia rrëzonte çatitë e ndërtesave.

"Erërat kanë qenë më të forta se ato që kemi parë më parë, por shiu është shumë më pak sesa një ditë e keqe e sezonit të shirave," tha Yogita Limaye e BBC. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco