Një senatore meksikane u kap në një konferencë live të qeverisë përmes platformës Zoom, teksa shfaqej toples para kamerave. Senatorja 66-vjeçare Martha Lucia Micher, ka kërkuar falje menjëherë pas kësaj gafe të turpshme, ku duket se nuk ishte në dijeni të faktit se kamera kishte qenë e ndezur.
Mbledhja mes senatorëve kishte si qëllim që të diskutonte ndikimin e pandemisë së koronavirusit, ndërkohë që fotografitë e senatores po bëjnë tashmë xhiron e rrjetit.
“Unë jam Malu Micher dhe nuk kam turp që kam treguar një pjesë të intimitetit tim rastësisht, sepse është pikërisht nocioni që një grua është “vetëm trupi i saj ” që ka lejuar dhe nxitur objektifikimin e grave kundër të cilave unë gjithmonë kam luftuar ”.
“Unë jam një grua e moshës 66 vjeçare që kam ushqyer me gji katër fëmijë, tre prej të cilëve sot janë burra profesionistë dhe përgjegjës dhe ndjehem krenar për trupin tim që i kam ushqyer ata. Unë jam një grua që kam zënë role të ndryshme publike në angazhimin tim të zjarrtë për mbrojtjen e të drejtave të njeriut, unë jam një grua që nuk ka turp për trupin e saj, unë e dua atë dhe kujdesem për të”, është shprehur senatorja, me të cilën janë solidarizuar shumë kolegë.
© SYRI.net