Rastet me koronavirus në Indi kalojnë 200 mijë, piku nuk dihet

Rastet me koronavirus në Indi kalojnë 200 mijë, piku nuk dihet

07:57, 03/06/2020
A+ Aa A-

Infeksionet me koronavirus në Indi kaluan numrin 200,000, tha Ministria e Shëndetësisë të mërkurën dhe piku mbetet ende disa javë larg në vendin e dytë më të populluar në botë.

Rastet shënuan një kërcim me 8.909 të infektuar gjatë ditës së kaluar, një rritje e ndjeshme kjo prej disa ditësh, që e çon shifrën totale në 207.615. Gjashtë kombe të tjerë, nga Shtetet e Bashkuara, deri në Britani dhe Brazil, kanë më shumë raste.

"Ne jemi shumë larg kulmit," tha Dr. Nivedita Gupta, e Këshillit Indian të Kërkimeve Mjekësore të drejtuar nga qeveria.

Zyrtarët e qeverisë kanë thënë më parë se mund të jetë më vonë gjatë këtij muaji apo edhe nga korriku, rastet do të fillojnë të pakësohen.

Numri i vdekjeve nga sëmundja në Indi është 5.815.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco