Policia franceze shpërndan turmën që përkujtonte vdekjen e të riut me ngjyrë

Policia franceze shpërndan turmën që përkujtonte vdekjen e të riut me ngjyrë

07:24, 03/06/2020
A+ Aa A-

Paris - Policia franceze gjuajti me gaz lotësjellës mëngjesin e së mërkurës për të shpërndarë protestuesit që përkujtonin vdekjen në 2016 të një burri me ngjyrë në një operacion policor që disa e kanë krahasuar me vdekjen e George Floyd në Shtetet e Bashkuara.

Gazetarët e Reuters panë që policia përdori gaz lotsjellës pasi disa prej protestuesve ndezën zjarre dhe ngritën barrikada rreth Avenue de Clichy në veri të Parisit, e cila ishte e mbushur me mbeturina dhe xhama të thyer.

Mijëra njerëz u mblodhën më herët për një demonstrim në kujtim të Adama Traore, një francez 24-vjeçar me ngjyrë që vdiq në një operacion policor 2016.

Protestuesit po kundërshtonin një ndalim policor të vendosur për shkak të rrezikut të përhapjes së koronavirusit të ri.

Demonstrata kishte bërë thirrje në mediat sociale, njerëzve, që të mbështesin lëvizjen "Black Litter Matter" dhe ata që mbështesin protestat amerikane në përgjigje të vrasjes në 25 maj në Minneapolis të Floyd, një 46-vjeçari afrikano-amerikan që vdiq pasi një polic i bardhë e mbërtheu me gju tek qafa për gati nëntë minuta.

Familja e Traore fajësoi forcën e tepërt të ushtruar gjatë arrestimit të tij, kur ai u mor nga tre xhandarë. Raportet e njëpasnjëshme të patologjisë kanë arritur në përfundime kontradiktore nëse vdekja e tij dy orë më vonë ka rezultuar nga asfiksimi ose faktorë të tjerë, përfshirë gjendjen që ka pasur më parë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco