Paradë ushtarake në Moskë/ Sekretari amerikan i Mbrojtjes ftohet nga homologu i tij rus

Paradë ushtarake në Moskë/ Sekretari amerikan i Mbrojtjes ftohet nga homologu i tij rus

22:38, 02/06/2020
A+ Aa A-

Ministri rus i Mbrojtjes, Sergei Shoigu, e ftoi sekretarin amerikan të Mbrojtjes, Mark Esper, në një paradë ushtarake në Moskë, që do të mbahet këtë muaj.

Ministria ruse tha se Shoigu e ka bërë ftesën gjatë një bisede telefonike të martën, por nuk tregoi nëse Esper e ka pranuar atë ose jo, raporton Rel.

Parada e 24 qershorit në Sheshin e Kuq të Moskës do të shënojë 75-vjetorin e mposhtjes së Gjermanisë naziste në Luftën e Dytë Botërore.

Rusia, tradicionalisht, e mban këtë ngjarje më 9 maj, por ajo është shtyrë për shkak të pandemisë së koronavirusit.

Marrëdhëniet midis Uashingtonit dhe Moskës mbeten të tensionuara për një sërë çështjesh, përfshirë konfliktet në Siri dhe Ukrainë.

Gjatë bisedës së tyre telefonike, Shoigu dhe Esper diskutuan për kontrollin e armëve dhe bashkëpunimin në luftën kundër koronavirusit, tha Ministria ruse e Mbrojtjes.

Më 1 qershor, presidenti amerikan, Donald Trump, ka zhvilluar një bisedë telefonike me presidentin rus, Vladimir Putin, për të diskutuar “përpjekjet e fundit për të mposhtur pandeminë e koronavirusit dhe për të rihapur ekonomitë globale", ka njoftuar Shtëpia e Bardhë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco