Lajmi i fundit

Bardhi: Provohet bashkëpunimi i Olsi Ramës me grupin e kokainës në Xibrakë, 10 prova

Dorëhiqet Grenell nga ambasador në Gjermani/ Ja çfarë pozicioni zyrtar vazhdon të mbajë akoma

Dorëhiqet Grenell nga ambasador në Gjermani/ Ja çfarë pozicioni zyrtar vazhdon të mbajë akoma

17:57, 02/06/2020
A+ Aa A-

Ambasadori Richard Grenell, i dha fund misionit të tij si shef i misionit diplomatik amerikan në Berlin ndërsa dha dorëheqje edhe nga shërbimi në Departamentin e Shtetit, por do të vazhdojë të mbetet në postin e të dërguarit të posaçëm për bisedimet Kosovë – Serbi.

Ai e bëri publike dorëheqjen e tij në një postim në rrjetet sociale disa ditë pasi kishte paralajmëruar largimin nga posti i ambasadorit në Gjermani pas dy vjet shërbimi, raporton VOA.

Robin Quinville, zëvendës shefe e misionit në ambasadë, pritet të zëvendësojë përkohësisht zotin Grenell, derisa Shtëpia e Bardhë nuk emëron ambasadorin e ri.

Për disa muaj zoti Grenell një aleat i ngushtë i presidentit Donald Trump, shërbeu si drejtor i përkohshëm i Zbulimit Kombëtar. Muajin e kaluar Senati amerikan konfirmoi në postin e drejtorit të përhershëm, ligjvënësin John Ratcliffe, po ashtu një aleat politik i presidentit Trump.

Këshilltari për Siguri Kombëtare, Robert O’Brian, duke e falënderuar ambasadorin Grenell për shërbimin e tij, u shpreh mirënjohës për vullnetin e zotit Grenell “për t’i shërbyer kombit në kapacitete të pjesshme si Përfaqësues i Posaçëm i presidentit për bisedimet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, duke e ushtruar detyrën e tij nga Shtëpia e Bardhë”, tha zoti O’Brian.

Zoti Grenell u emërua më 4 tetor si përfaqësues i posaçëm, pak kohë pasi që sekretari amerikan i shtetit, Mike Pompeo kishte emëruar zotin Matthew Palmer si përfaqësues të posaçëm për Ballkanin Perëndimor.

Emërimi i tyre, ndonëse kishte nxitur pikëpyetje ndër shumë vëzhgues, u mirëprit në Kosovë ku roli i Shteteve të Bashkuara vlerësohet i pazëvendësueshëm në të gjitha proceset politike.

Në fillim të këtij viti zoti Grenell, siguroi marrëveshje ndërmjet Kosovës dhe Serbisë për linjën ajrore, hekurudhore dhe për autostrada, në një periudhë kur kishte filluar viti i dytë i pezullimit të bisedimeve të ndërmjetësuara nga Bashkimi Evropian, për shkak të tarifave të Kosovës ndaj mallrave serbe.

Duke u ndjerë i lënë anash, Bashkimi Evropian u vu në përpjekje që të sigurohet se do të luajë rolin e tij në proces dhe së këndejmi në muajin prill emëroi diplomatik sllovak Miroslav Lajçak të dërguar të posaçëm për bisedimet Kosovë – Serbi dhe Ballkanin Perëndimor sipas modelit amerikan.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco