VIDEO/ Protestuesit sulmojnë policët, pamje të rënda nga SHBA

VIDEO/ Protestuesit sulmojnë policët, pamje të rënda nga SHBA

17:49, 02/06/2020
A+ Aa A-

Trazirat vazhduan për të shtatën ditë me radhë në disa prej qyteteve më të mëdha në SHBA. Sipas BBC, në qendër të sulmeve nga protestuesit ishin policët.

Katër policë u qëlluan në St. Louis mbrëmjen e shkuar. Ndërkohë një polic u qëllua në kokë në Las Vegas dhe është në spital në gjendje të rëndë.

Kurse dy videot e mëposhtme vijnë nga Nju Jorku. Në të parën tregohet se si policia u përball me protestuesit në Buffalo, por papritur një makinë u fut në mesin e policëve, duke plagosur të paktën dy prej tyre. Në videon tjetër, protestuesit dhunojnë një polic në Bronx.

Presidenti amerikan, Donald Trump është zotuar se do përdorë ushtrinë për të vënë nën kontroll situatën e ndezur pas vdekjes së një afro-amerikani gjatë një arresti policor.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco