Mbretëria e Madhe paralajmëron Kinën: Mos e shkatërroni xhevahirin e ekonomisë aziatike

Mbretëria e Madhe paralajmëron Kinën: Mos e shkatërroni xhevahirin e ekonomisë aziatike

17:35, 02/06/2020
A+ Aa A-

Të marten, Mbretëria e Bashkuar paralajmëroi Pekinin që të tërhiqej nga ligji "autoritar" i sigurisë kombëtare në Hong Kong, duke thënë se rrezikonte të shkatërronte një prej xhevahirëve të ekonomisë së Azisë, ndërkohë që shkatërroi reputacionin e Kinës.

Parlamenti i Kinës, javën e kaluar miratoi një vendim për krijimin e ligjeve për Hong Kongun për të frenuar protestat, shkëputjen, terrorizmin dhe ndërhyrjet e huaja, raporton Reuters.

Me anë të këtij ligji, agjentët e sigurisë dhe inteligjencës kineze, mund të vendosen në qytet për herë të parë.

"Ka kohë që Kina ta rishqyrtojë, ka një moment që Kina të tërhiqet nga pragu dhe të respektojë autonominë e Hong Kongut dhe të respektojë detyrimet e veta ndërkombëtare," i tha parlamentit britanik, Ministri i Jashtëm Dominic Raab.

"Realiteti i trishtuar është se nëse Kina vazhdon poshtë kësaj pike, do të jetë duke e mbytur atë që ka qenë xhevahiri në kurorën ekonomike," tha Raab.

Hong Kongu ra në vendin e gjashtë nga i treti në renditjen më të fundit të qendrave globale financiare, sipas indeksit global financiar ‘Z / Yen’, pas New York, London, Tokyo, Shanghai dhe Singapori.

Në vitin 2019, Hong Kongu ishte qendra kryesore e Azisë.

Raab tha se ligji i sigurisë ishte në kundërshtim me parimin "një vend, dy sisteme" të parashikuar në Deklaratën e Përbashkët Sino-Britanike të vitit 1984 dhe gjithashtu binte ndesh me nenin 23 të ligjit themelor të vetë Kinës.

Raab, megjithatë, paralajmëroi që ai nuk pret që Kina të ndryshojë kursin. "Ne mendojmë se nuk ka gjasa që kjo të ndodhë," tha ai.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco