Belgjikë, roboti doktor ju pret tek hyrja e spitalit dhe ju kontrollon kokë e këmbë

Belgjikë, roboti doktor ju pret tek hyrja e spitalit dhe ju kontrollon kokë e këmbë

13:36, 02/06/2020
A+ Aa A-

Një robot që flet dhjetra gjuhë, zbulon temperaturën dhe u thërret njerëzve nëse nuk vënë maskat e fytyrës, po ndihmon shumë në një spital në Belgjikë që të kufizohet përhapja e koronavirusit.

Kur pacientët shkojnë në Spitalin Universitar të Antwerp (UZA) atyre u jepet një kod QR për të skanuar tek roboti, i cili menjëherë kontrollon nëse i kanë vënë maskat siç kërkohet dhe nëse maska nuk ua mbulon si duhet gojën dhe hundën, roboti i nxit që ta korrigjojnë.

Roboti, i quajtur Cruzr Health, gjithashtu mat temperaturat e pacientëve për t'i kontrolluar ata. Nëse kjo temperaturë është brenda kufijve, pacientët me maska veshur, u hapet rruga për tek vizita që duhet të bëjnë.

"Siguria është përparësia e parë, por nga ana tjetër nuk duam që pacientët të presin," shpjegon Michaël Vanmechelen, menaxher i UZA.

"Ju nuk dëshironi që të ketë radhë të gjata, kështu që qarkullimi është shumë i rëndësishëm. Ne duhet të kontrollojmë, të kontrollojmë më shumë sesa kemi bërë më parë dhe roboti na ndihmon t’i bëjmë këto kontrolle."

Roboti zëvendëson personin që duhet të monitorojë kamerat e nxehtësisë të instaluara aktualisht në hyrje të spitalit.

Dhe në 1,000 € në muaj për ta marrë me qira, roboti i kursen para spitali dhe energji.

Ai flet 34 gjuhë të huaja dhe projektuesit e tij insistojnë se është plotësisht i besueshëm për punët që i janë caktuar.

"Sigurisht, nëse më pyesni nëse ai është në gjendje të zbulojë nëse jeni me COVID-19, jo, akoma jo. Por është një robot që është i gatshëm për shumë sëmundje të tjera të mundshme në të ardhmen, që ndoshta lidhen me temperaturën e të tjera gjëra.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco