Entuziazëm në Francë: rihapen baret, kafenetë dhe restorantet

Entuziazëm në Francë: rihapen baret, kafenetë dhe restorantet

13:04, 02/06/2020
A+ Aa A-

Një ditë emocionuese në Francë sot, pasi njerëzit mund të shijojnë edhe një herë kafenetë, baret dhe restorantet - me kusht që të mbajnë një distancë metër nga tryezat e tjera.

 Ndërsa vendi hyn në fazën e dytë të rihapjes së tij pas bllokimit prej koronavirusit, njerëzit janë në gjendje të udhëtojnë më tutje vendbanimit të tyre dhe të përdorin palestrën ose pishinën.

Kryeministri francez Eudouard Philippe ka thënë se vendi do të lehtësojë më tej bllokimin nga 2 qershori pasi shumica e vendit kaloi si "zonë të gjelbër" me më pak raste të koronavirusit.

"Shpejtësia e përhapjes së virusit është, në këtë fazë, nën kontroll," tha Philippe. Por, shtoi ai, njerëzit duhej të mbeteshin vigjilentë sepse koronavirusi ishte "ende i pranishëm".

Parisi dhe rajoni përreth tij kanë një trysni më të madhe në spitale dhe do të kenë një rihapje më graduale.

Ja çfarë do të lejohen të bëjnë njerëzit që jetojnë në Francë nga 2 qershori, që ata nuk mund ta bënin gjatë fazës së parë të bllokimit:

Mund të shkojnë në kafene, bare apo restorante, megjithëse tani duhet të mbajnë një distancë prej një metër nga tryezat e tjera

Mund të udhëtojnë më shumë se 100 kilometra nga vendbanimet e tyre

Mund të shkojnë në teatër për një shfaqje, megjithëse masat për distancimin shoqëror do të ekzistojnë

Mund të bëjnë not në pishinë ose të shkojnë në palestër

Mund të shkojnë në muze ose të vizitojnë një monument kombëtar, por me maska.

Mund të shkojnë në shkollat e mesme, shumë prej të cilave do të hapen javën e ardhshme

Zyrtarët francezë ishin optimistë për rihapjen e vendit pavarësisht 66 vdekjeve plus në spitale.

Në zonat më të prekura nga virusi, siç është Parisi, baret dhe restorantet do të jenë në gjendje të hapen vetëm jashtë, në natyrë.

Sportet me kontakt, klubet e natës dhe grumbullimet e mëdha brenda ambienteve mbeten të ndaluara për shkak të rrezikut të infeksionit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco