Testohen 9.9 milionë banorët e Wuhan, nuk gjendet asnjë rast i ri me Covid-19

Testohen 9.9 milionë banorët e Wuhan, nuk gjendet asnjë rast i ri me Covid-19

11:43, 02/06/2020
A+ Aa A-

Pekin – Në qytetin kinez Wuhan, ku filloi të shfaqet fillimisht koronavirusi, nuk u gjetën raste të reja me sëmundjen COVID-19  dhe vetëm 300 raste asimptomatike pas testimeve në mbarë qytetin që filluan në mes të majit , thanë zyrtarët të martën.

Qyteti e nisi fushatën e tij ambicioze në 14 maj, duke testuar 9.9 milion banorë, pasi një grup rastesh të reja në qytet ngritën frikën e një valë të dytë të infeksioneve.

Por autoritetet nuk gjetën asnjë rast të ri të sëmundjes gjatë testimit nga 14 maji deri më 1 qershor, siç thanë zyrtarët në një conference shtypi, duke shtuar se rastet asimptomatike që u zbuluan nuk ishin infektive.

Kina nuk i numëron rastet asimptomatike, domethënë njerëz që janë të infektuar me virus por nuk shfaqin simptoma të sëmundjes, si raste të konfirmuara.

Koronavirusi besohet se u hodh nga një kafshët te njerëzit në një treg që shiste kafshë të gjalla të egra në Ëuhan në fund të vitit të kaluar.

Qyteti qendror kinez, kryeqyteti i provincës Hubei, u vendos nën një bllokim më 23 janar deri në 8 prill.

Ai mori goditjen më të rëndë se çdo qytet kinez dhe pjesën më të madhe të 4,634 vdekjeve dhe 83.022 infeksioneve të raportuara në territorin e Kinës.

Kostoja e testimit në të gjithë qytetin ishte rreth 900 milionë juanë ose 126 milionë dollarë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco