U mbajt tre vjet në një burg, lirohet pëllumbi...

U mbajt tre vjet në një burg, lirohet pëllumbi...

11:22, 02/06/2020
A+ Aa A-

Policia indiane liroi ??një pëllumb të Pakistanit pasi u mbajt në arrest për 3 vite, i dyshuar për spiunazh. Pëllumbi, i cili i përkiste një peshkatari pakistanez, që fluturonte mbi territorin e midis Pakistanit dhe Indisë, ishte kapur nga qytetarët indianë.

Pronari, i quajtur Habibulla, u kishte kërkuar indianëve që ta kthenin pëllumbin dhe të mos ia jepnin policisë.

Megjithatë, banorët e zonës u bënë dyshues për një seri numrash të shkruara në këmbët e pëllumbave, duke i konsideruar ata një mesazh të koduar të destinuar për luftëtarët islamistë pro-pakistanezë që vepronin në territorin e diskutueshëm midis Pakistanit dhe Indisë.

Pronari, megjithatë, gjithmonë ka pohuar se pëllumbi i tij ka marrë pjesë në gara dhe numrat ishin numri i celularit të tij për të telefonuar në rast emergjente. Tani policia ka liruar pëllumbin, në paraburgim që nga tetori i vitit 2016, duke e liruar kështu nga akuza për spiunazh.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco