Mjeku ligjor konfirmon se vdekja e George Floyd ishte një vrasje

Mjeku ligjor konfirmon se vdekja e George Floyd ishte një vrasje

08:47, 02/06/2020
A+ Aa A-
Një zyrë ekzaminimi mjekësor deklaroi se vdekja e George Floyd ishte një vrasje , teksa raporte të mëparshme e mohonin këtë fakt.
Ekzaminimi i trupit të të ndjerit zbuloi se ai kishte humbur jetën si pasojë e asfiksimit.
Një deklaratë për shtyp nga zyra e ekzaminimit 'Hennepin County Medical Examiner' thoshte se Floyd kishte përdorur së fundmi metamfetaminë dhe fentanil. Këto, së bashku me hipertensionin dhe sëmundjen e arteries koronare që ai kishte, kontribuan në vdekjen e tij.
Por dy mjekë, të cilët kryen një autopsi të pavarur të 46 vjeçarit, dhe dy avokatë të familjes u shprehën se Floyd nuk kishte asnjë sëmundje të mëparshme që mund të kishte kontribuar në vdekjen e tij.
Argumentet e tyre janë se ishte gjuri i oficerit të policisë mbi qafën e tij dhe pesha e dy të tjerëve mbi shpinën e tij ato që shkaktuan asfiksimin që më vonë do të sillte vdekjen e tij.
Ata shtuan se nuk kishin informacione mbi përdorime të substancave narkotike apo alkoolike nga Floyd.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Tags

Komentet

Shto koment

Denonco