Hamilton reagon për vdekjen e George Floyd: Ju 'yjet', që heshtni në mesin e padrejtësisë

Hamilton reagon për vdekjen e George Floyd: Ju 'yjet', që heshtni në mesin e padrejtësisë

08:31, 02/06/2020
A+ Aa A-

Piloti i ekipit Mercedes në Formula 1, Lewis Hamilton, reagoi ndaj atyre që heshtin për vrasjen e afro-amerikanit George Floyd, teksa arrestohej nga policia.

Piloti britanik në një deklaratë nga llogaria e tij në Twitter është shprehur: "Disa prej jush janë yje të mëdhenj, por qëndroni të heshtur në mesin e padrejtësisë. Nuk ka asnjë shenjë nga askush në industrinë time, që është një sport i dominuar nga të bardhët. Unë jam prej njerëzve jo të bardhë dhe qëndroj i vetëm këtu", transmeton Anadolu Agency.

Racizmi është një problem për të gjithë botën theksoi Hamilton duke vlerësuar më tej se "Jo vetëm në Amerikë, racizëm ka në Britani, Spanjë, në Itali dhe në çdo vend. Mënyra e sjelljes ndaj pakicave duhet të ndryshojë. Nuk kemi lindur me racizëm dhe urrejtje në zemër, këto na janë mësuar".

Hamilton ka shtuar se është kundër ngjarjeve të dhunshme dhe se mbështet protestat paqësore.


 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco