Momenti i zymtë i Meksikës: Të vdekurit, 5 herë më shumë se shifra zyrtare

Momenti i zymtë i Meksikës: Të vdekurit, 5 herë më shumë se shifra zyrtare

07:56, 02/06/2020
A+ Aa A-

Ka qënë e qartë për disa kohë që Meksika po ndite kursin për të arritur në pikën tragjike të 10,000 vdekjeve. Tashmë 10,167 njerëz kanë vdekur nga Covid-19 dhe gati 3,000 të tjerë janë konfirmuar se kanë virus gjatë 24 orëve të fundit.

Ky moment i zymtë u konfirmua në fund të ditës së parë të punës së një pjese të meksikanëve, që u rikthyen në  industrinë e prodhimit të makinave, ndërtimeve dhe sektorë të tjerë kryesorë të ekonomisë.

Ky moment u shënua gjithashtu në ditën e parë të turit të Presidentit Andres Manuel Lopez Obrador. Ai tha se nëse njerëzit "respektojnë masat shëndetësore, atëherë pak nga pak mund të kthehemi në normalitet". Megjithatë vërejti se Meksika do të mbyllet përsëri në rastin e një shpërthimi të dytë.

Kritikët e tij thonë se vala e parë nuk ka përfunduar dhe se vdekja e 10,000 njerëzve është një shenjë e qartë që Meksika po rrezikon shumë.

Mediat amerikane shkruajnë se numri i njerëzve që vdesin nga pandemia e koronavirusit në Meksikë është pesë herë më e lartë se shifrat zyrtare të qeverisë, sipas burimeve nga Departamenti i Shëndetësisë.

Një ekip investigimi i Sky News që punon në kryeqytetin e vendit Mexico City ka parë dokumentet për trupat e djegur në krematoriume dhe ata të funeraleve, ka parë morgjet dhe dhoma ruajtje plot me trupa, të cilat që të gjitha së bashku tregojnë se të dhënat zyrtare janë të gabuara.

Në pjesën më të madhe të qytetit të Meksikës, qyteti i dytë më i madh në Amerikën Latine, praktikisht nuk ka distancim shoqëror, as në tregjet e hapura dhe disa biznese funksionojnë normalisht, përkundër pandemisë së koronavirusit.

Qeveria pretendon se kurba e virusit është rrafshuar dhe se do të ketë një rënie dramatike në vdekjet e lidhura me virusin në ditët e ardhshme.

Në një konferencë të fundit, presidenti i vendit Andres Manuel Lopez Obrador i tha kombit: "Ajo që bota e di për Meksikën është se ne po e zbusim pandeminë, dhe ne në thelb po e bëjmë këtë sepse populli meksikan po përpiqet me vetëdije ta mundë.”

Por kjo është hedhur poshtë si e pasaktë nga ekspertët që merren me krizën e pandemisë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco