Lehtësohen masat/ Kroacia hap kufijtë, por jo me Italinë

Lehtësohen masat/ Kroacia hap kufijtë, por jo me Italinë

19:50, 01/06/2020

Kroacia është e fundit që vendos rihapjen e kufijve teksa numri i rasteve me koronavirus ka rënë ndjeshëm.

Sipas udhëzimeve, qytetarët e 10 shteteve do t’i lejohet lëvizja atje, duke përfshirë këtu ata sllovenë, hungarezë, austriake e gjermanë, por jo italianëve.

Shumë vende evropianë kanë nisur zbutjen e masave kundër pandemisë, ku si pasojë plot njerëz në kontinentin e vjetër po nisin ta shohin me shpresë të shtuar mundësinë për t`i kaluar pushimet verore në zonat e preferuara.

Një tablo mikse është krijuar në Evropë, ku lëvizja zakonisht e lirshme në zonën Schengen, tani është më e kufizuar.

Qeveria gjermane pritet ta shfuqizojë deri më 15 qershor paralajmërimin për të udhëtuar në 31 vende evropiane.

Kjo do të thotë se pas datës 15 qershor nuk do të jetë më në fuqi as rekomandimi për të qëndruar 14 ditë në karantinë për ata që vinin në Gjermani nga këto vende.

Edhe ministri i Jashtëm italian Luigi Di Maio tha se “po angazhohemi të gjithë që të arrijmë që në 15 qershor të mund të rihapen kufijtë në Evropë.”

Për turizmin kjo datë mund të kthehet në një lloj “Dite evropiane të zbarkimit të turistëve”.

Por fatkeqësisht edhe pak javë para pushimeve të verës, nuk duket se qarkullimi i lirë në Evropë do të rikthehet në normalitetin e dikurshëm, sepse masat shëndetësore në vende të ndryshme janë mjaft larg njëra-tjetrës.

Për shembull jo kudo vlen detyrimi për mbajtjen e maskës dhe respektimin e distancës minimale midis njerëzve.

Po ashtu edhe kriteret për një shtrëngim të mundshëm të masave të rast se shtohet numri i të infektuarve nuk janë të njëjta.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco