Protestuesit djegin ‘Kishën Presidenciale’ pranë Shtëpisë së Bardhë

Protestuesit djegin ‘Kishën Presidenciale’ pranë Shtëpisë së Bardhë

19:14, 01/06/2020
A+ Aa A-

Pas vrasjes së afro-amerikanit George Floyd, SHBA është përfshirë prej disa ditësh nga protesta të dhunshme.

Pre e dhunës dhe djegjes ishte gjithashtu kisha historike e Shën Gjonit, e njohur edhe si Kisha Presidenciale pasi ndodhet pranë Shtëpisë së Bardhë, e cila u dogj dhe u dëmtua gjatë protestave në Washington, raportojnë mediat vendase.

Pas ngjarjes, zyrtarët e kishës thonë se ata do të luten për shëndetin e kombit, pasi kisha u dëmtua në përleshje të ashpra midis protestuesve dhe policisë.

Megjithëse protestat ishin kryesisht paqësore pasdite dhe mbrëmje, grupe të vogla njerëzish filluan të krijojnë zjarre dhe të shkatërrojnë dritaret pasi ra errësira.

Policia e DC tha se një zjarr i vogël ishte vendosur qëllimisht në bodrum. Zëdhënësi i departamentit të zjarrfikës Vito Maggiolo tha se zjarri nuk duket të shkaktojë dëme të konsiderueshme.

Kisha e Shën Gjonit u ndërtua në 1815 dhe shërbimi i parë i saj ishte 27 tetor 1816. Shpesh quhet “kisha e presidentëve”. Sipas uebfaqes së kishës, çdo president që nga James Madison ka marrë pjesë të paktën në një shërbim atje.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco