Izolohet kryeministri dhe familja e tij/ Rezultuan pozitiv me COVID-19

Izolohet kryeministri dhe familja e tij/ Rezultuan pozitiv me COVID-19

18:58, 01/06/2020
A+ Aa A-

Kanë dale pozitiv në testet e COVID-19, Kryeministri i Armenisë, Nikol Pashinian, dhe katër anëtarë të familjes së tij të ngushtë.

Nëpërmjet një postimi në Facebook, kryeministri Pashinian shkruante se: "Fatkeqësisht, rezultatet e testeve tona janë pozitive".

Nikol Pashinian, 45 vjeç, jeton me gruan dhe tri vajzat e tyre, ndërsa djali shërben në ushtri dhe nuk jeton me familjen.

Kryeministri tha se nuk ka simptoma, porse ka vendosur të testohet pasi ka planifikuar një vizitë te trupat ushtarake.

Ai është vetizoluar në rezidencën e tij dhe se do të vazhdojë ta udhëheqë qeverinë nga atje.

Që nga shpërthimi i koronavirusit në Armeni në muajin mars, ky vend ka identifikuar mbi 9,400 raste të të infektuarve dhe 139 viktima. 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco