‘Do ekspozojmë krimet e policisë në gjithë botën’/ Rikthehen në skenë ‘Anonymous’

‘Do ekspozojmë krimet e policisë në gjithë botën’/ Rikthehen në skenë ‘Anonymous’

17:36, 01/06/2020
A+ Aa A-

Pasi SHBA po përballet me protesta të dhunshme në dhjetëra qytete, grupi i hakerëve ‘Anonymous’ janë rikthyer në skenë.

Grupi i hakerëve u ri-shfaqën në mesin e protestave të dhunshme në Minneapolis, SHBA, pas vdekjes së George Floyd.

‘Anonymous’ premtuan se do i ekspozojnë krimet e fshehura të policisë në të gjithë botën, raporton BBC.

Aktivistët në fjalë nuk shfaqin fytyra, e as nuk kanë lidership. Parulla e tyre e përbashkët është “Ne jemi legjioni (ushtria)”, duke iu referuar numrit të madh të të anëtarësuarve në organizatë.

Në përgjithësi, aktivistët e ‘Anonymous’ akuzojnë, i dënojnë, e ndërmarrin veprime kundrejt atyre që abuzojnë me pushtetin.

Veprimet e këtilla përfshijnë sulmimin e uebfaqeve në internet, ose vendosjen e tyre jashtë linje.

Simboli i grupit është maska e ‘Guy Fawkes’, personazh i romanit vizual të Alan Moore, ‘V for Vendettta’, në të cilën revolucionarët anarkistë me maska rrëzojnë qeverinë e korruptuar fashiste.

Deri më tani, organizata e hakerëve ka rrëzuar nga sistemi përgjatë vundjavës uebfaqen e Departamentit të Policisë së Minneapolis-it, duke i shkaktuar DDoS.

DDoS është një formë jo e sofistikuar por efektive e sulmeve kibernitike, që largon nga sistemi serverin me të dhëna, deri sa ai nuk arrin të vazhdojë punën dhe ndalon së funksionuari.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco