Qëndroi i mbyllyr prej 14 muajsh, hapet sheshi i ‘Notre Dame’

Qëndroi i mbyllyr prej 14 muajsh, hapet sheshi i ‘Notre Dame’

17:22, 01/06/2020
A+ Aa A-

Pas 14 muajsh nga djegja e Katedrales “Notre Dame” në Paris, sheshi para saj më në fund është hapur për publikun.

Sheshi qëndronte i bllokuar pasi ishte veshur me një shtresë toksike nga zjarri i vitit të kaluar.

Ekipet që po restaurojnë katedralen “Notre-Dame” të Parisit kanë thënë se do e përfundojnë rindërtimin e veprës monumentale brenda 5 viteve.

Pandemia e koronavirusit “ka vonuar pa diskutim punën”, tha Jean-Louis Georgelin, kreu i ekipit i ngarkuar me programin e rindërtimi.

Zyrtarët e Parisit hoqën barrierat e larta metalike përreth sheshit, duke ofruar vizitorëve një pamje nga afër në monumentin gotik për herë të parë që nga zjarri shkatërrues më shumë se 14 muaj më parë.

“Notre-Dame është simboli ynë, më shumë se Kulla Eifel”, tha Stephanie Cadillon, një bibliotekare.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco