Hapet Çarshia simbollike e Stambollit, Turqia lehtësohen kufizimet dhe rinis fluturimet Çarshia e mbyllur e Stambollit, pikë me rëndësi të madhe turistike

Hapet Çarshia simbollike e Stambollit, Turqia lehtësohen kufizimet dhe rinis fluturimet

13:24, 01/06/2020
A+ Aa A-

Stamboll - Fluturimet dhe udhëtimet me makinë rifilluan midis qyteteve të mëdha të Turqisë të hënën, ndërsa kafenetë, restorantet dhe Çarshia e Mbyllur ose ndryshe Pazari i Madh i Stambollit u rihapën.

Trafiku u shtua, më shumë turq u kthyen në punë ndërsa qeveria kërkon të ringjallë një ekonomi të goditur rëndë nga pandemia.

Shitësit hapën dhe pastruan dyqanet e tyre në Çarshi, për të cilin mediat  thanë se ishte skenë e një prej shpërthimeve të para të virusit në mars, një destinacion kyç turistik ky, që mbyll për më shumë se dy muaj.

Qeveria e Presidentit Tayip Erdogan ka hequr ngadalë disa kufizime javët e fundit dhe autoritetet thonë se epidemia është nën kontroll.

Infeksioni i COVID-19 ka vrarë më shumë se 4500 persona dhe ka infektuar më shumë se 160,000 në Turqi.

Fluturimet ndërkombëtare pritet të fillojnë javën e ardhshme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco