‘Koronavirusi mund të ketë qenë në Evropë që në nëntor’, grafia e mushkërive tregon shenjat e COVID-19

‘Koronavirusi mund të ketë qenë në Evropë që në nëntor’, grafia e mushkërive tregon shenjat e COVID-19

11:54, 01/06/2020
A+ Aa A-

“Koronavirusi mund të ketë mbërritur në Evropë në fillim të nëntorit të vitit të kaluar”. Ky është zbulimi i bërë nga shkencëtarët francezë, saktesisht nga Dr. Michel Schmitt, nga Spitali në Colmar, dhe ekipi i tij i studiuesve. 

Mediat e huaja i referohen ketyre te dhenave, pas shqyrtimit te mijëra grafive te mushekrive te bera nga fundi i vitin 2019, qe ishin në gjendje të identifikonin dy skanime që ishin “në përputhje” me simptomat e Covid-19.

Skanimet, të cilat u identifikuan midis 16 nëntorit dhe 18 nëntorit, tani hedhin një dritë të re lidhur me kohën e goditjes për herë të parë të Evropës nga koronavirusi, ndërkohë që ende ka dilema dhe debate lidhur me pacientin zero.

Skanimet të cilat janë marrë nga NBC News , janë pjesë e gati 2,500 skanimeve me rreze X që ekipi z Schmitt ka analizuar, duke treguar se virusi ishte në vend përpara rastit të parë të raportuar më 24 janar.

Image

Sipas ekipit të shkencëtarëve rasti i parë i koronavirusit daton në 16 nëntor, pra jave përpara se të raportohej zyrtarish si rast i parë.

Pulmonologu dhe eksperti shëndetësor në Universitetin e Uashingtonit Dr Vin Gupta, i cili analizoi rrezet X, i tha NBC News: ‘Kjo i përshtatet rasteve që po shohim me koronavirus – veçanërisht infeksionin e hershëm të koronavirusit, ku duken disa anomali në disa pjesë të mushkërive”.

Ekipi i Dr Schmitt ishte gjithashtu në gjendje të identifikonte 12 raste të koronavirusit në dhjetor dhe 16 në janar.

Megjithatë shkencëtarët thonë se konkluzionet janë ende në përpunim dhe po hetohen edhe grafitë e bëra deri në tetor.

‘Ne mund të menaxhojmë të ardhmen vetëm nëse e kuptojmë të kaluarën. Sot, ne nuk e kuptojmë qartë këtë shpërthim’- thote eksperti, duke shtuar se “Kjo mund të ndryshojë tërësisht strategjinë e menaxhimit nga ana e qeverisë.”

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco