Frika nga shpërthimi i koronavirusit pas protestave të SHBA

Frika nga shpërthimi i koronavirusit pas protestave të SHBA

11:23, 01/06/2020
A+ Aa A-

Ka pasur shqetësime se protestat në SHBA, pas vdekjes në arrest policie të George Floyd mund të çojnë në një rritje të rasteve me Covid-19.

Më shumë se 104,000 njerëz kanë vdekur në SHBA. nga virusi, ndërkohë që protestat janë zhvilluar në të gjithë vendin.

Kryetari i bashkisë së Los Angeles, Eric Garcetti paralajmëroi se protestat mund të bëhen "vatra supershpërthyese", ndërsa kryebashkiaku i Atlanta, Keisha Lance Bottoms, i këshilloi protestuesit që të testohen këtë javë.

Dr .Theodore Long, i cili po udhëheq strategjinë e gjurmimit të kontakteve në Nju Jork, gjithashtu i këshilloi protestuesit që të testohen. Ai inkurajoi njerëzit që marrin pjesë në mitingje që të veshin maska, të mbajnë higjienën e duhur dhe të ruajnë distancën shoqërore nëse është e mundur.

Sidoqoftë, Dr Ëilliam Schaffner, një ekspert i sëmundjes infektive në Universitetin Vanderbilt, i tha Neë York Times se meqënëse protestat mbaheshin jashtë, në rrugë,  virusi do të dobësohej disi. Ai vuri në dukje se shumë nga ata që morën pjesë ishin të rinj, domethënë kishte më shumë mundësi që të rikuperoheshin nëse infektoheshin me virusin.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco