Dy vdekje të tjera në Greqi, në total 177 viktima me Covid-19

Dy vdekje të tjera në Greqi, në total 177 viktima me Covid-19

08:49, 01/06/2020
A+ Aa A-

Vdekja e dy pacientëve natën e së dielës e çoi numrin e vdekjeve me Covid-19 në Greqi në 177, pas afro tre ditësh pa ndonjë fat të keq nga epidemia e koronavirusit.

Viktima e parë e së dielës ishte një grua 66-vjeçare që po trajtohej në spitalin Sotiria të kryeqytetit dhe vuante nga problemet  shëndetësore që ndikuan në vdekjen e saj.

Disa orë më vonë, një burrë 87-vjeçar vdiq në spitalin e marinës NIMTS, gjithashtu në Athinë. Edhe ai kishte probleme të tjera shëndetësore, sipas raportimeve.

Kur Ministria e Shëndetësisë të dielën pasdite raportoi dy vdekjet e tjera me koronavirus në Greqi, bëri të ditur edhe numrin e përgjithshëm të infeksioneve të konfirmuara që nga fillimi I epidemisë: 2,917 raste nga 180.518 teste.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Tags

Komentet

Shto koment

Denonco