Dyshohet si nxitëse e protestave të dhunshme në SHBA/ Trump shpall 'ANTIFA'-n organizatë terroriste

Dyshohet si nxitëse e protestave të dhunshme në SHBA/ Trump shpall 'ANTIFA'-n organizatë terroriste

19:09, 31/05/2020
A+ Aa A-

Organizata e majtë, ANTIFA, po dyshohet se qëndron pas protestave të dhunshme që kanë përfshirë Shtetet e Bashkuara 4 ditët e fundit.

Presidenti Donald Trump, në një postim në Twitter ka lajmëruar se ANTIFA do të shpallet Organizatë terroriste në SHBA.

"Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të shpallin ANTIFA-n si një Organizatë Terroriste", shkruan Trump.

Image

Çfarë është ANTIFA?

Lëvizja ANTIFA në Shtetet e Bashkuara është një lëvizje militante, e majtë, antifashiste , me aktivitet politik e cila përfshin grupe autonome aktivistësh që synojnë të arrijnë objektivat e tyre politikë përmes përdorimi i veprimit të drejtpërdrejtë jo përmes reformës së politikave. Aktivistët përfshihen në taktika të larmishme proteste, përfshirë aktivizmin dixhital, dëmtimin e pasurisë, dhunën fizike dhe ngacmimin ndaj atyre që ata i quajnë si fashist, racist ose nga ekstremi i djathtë.

Individët e përfshirë në lëvizje kanë pikëpamje antikapitaliste dhe pajtohen me një varg ideologjish siç janë anarkizmi, socializmi, komunizmi etj.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Hermes31/05/2020 21:58

Shif Mjaft e njejta organizate

Hermes31/05/2020 19:14

Eshte nje veprim me se i drejte. Ismatdhe ideologjite e majta kane qene dhe jane ne sherbim te oligarkive per te zhbere civilizimin , zhdukur inteligjencen dhe kontrolluar njerezimin duke e skllaveruar ate . Populli shqiptar ka nje eksperience te tille te cilen po e vuan dhe sot.

Shto koment

Denonco