Italia merr frymë/ Bie edhe numri i viktimave, edhe ai i të prekurve

Italia merr frymë/ Bie edhe numri i viktimave, edhe ai i të prekurve

18:03, 31/05/2020
A+ Aa A-

Mbërrijnë sërish lajme të mira nga Italia.

Sipas asaj që raporton Mbrojtja Civile Italiane, gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar 75 viktima.

Sa i përket rasteve të reja, nga 416 që kishim 24 orët e shkuara, sot kemi vetëm 355.

Frymëmarrje edhe për spitalet teksa janë liruar 293 shtretër në pavione dhe 15 në terapi intensive, raporton Syri.net.

Sipas burimeve zyrtare, 59% e rasteve janë të përqëndruara në Lombari, rajoni më i prekur gjatë pandemisë.

Me shifrat e sotme, numri total i të prekurve arrin në 233,019 persona, ndërsa ai i viktimave në 33,415. /A.R, Syri.net

Buletini për të gjitha rajonet:

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco