SHBA në flakë/ Zyrtarët e Inteligjencës: Rusia po nxit përplasjet raciale

SHBA në flakë/ Zyrtarët e Inteligjencës: Rusia po nxit përplasjet raciale

17:57, 31/05/2020

Shtatë zyrtarë amerikanë të inteligjencës akuzojnë Rusinë se po nxit përplasjet raciale në SHBA pas vdekjes së afroamerikant Goerge Floyd nga një polic në Minnesota.

Këta zyrtarë pretendojnë se Rusia nëpërmjet disa grupeve supermaciste të bardha po inicion dhunë dhe tension për të rritur edhe zemërimin tek grupet afroamerikane në SHBA.

Në fakt në 2016 Rusia është akuzuar për të njëjtën gjë por për rastin e kundërt kur dyshohej se ishte krijuesja e iniciativës ‘Black Lives Matters’.

Tashmë në SHBA situata është e tensionuar sidomos në Minnesota dhe në shtete të tjera ku është aktivizuar edhe Garda Ushtarake.

Rusia ndërkohë po tenton të nxisë tension nëpërmjet përplasjeve raciale për të ndikuar tek zgjedhjet presidenciale të nëntorit në SHBA.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco