A po tërhiqet Britania nga angazhimet e Brexit? Barnier paralajmëron se s’do ketë asnjë marrëveshje

A po tërhiqet Britania nga angazhimet e Brexit? Barnier paralajmëron se s’do ketë asnjë marrëveshje

16:57, 31/05/2020
A+ Aa A-

Michel Barnier, shefi i Bashkimit Europian për negociatat për çështjen Brexit, akuzoi sot Britaninë e Madhe se po tërhiqej nga angazhimet dhe paralajmëroi se nuk do të kishte marrëveshje nëse ajo vazhdonte kështu.  

”Londra ka qenë duke bërë një hap para – dy hapa mbrapa, tre hapa mbrapa – nga angazhimet origjinale”, i tha ai ”Sunday Times” përpara një raundi të katërt të negociatave të Brexit të vendosura për të filluar këtë javë.

”Nëse Londra nuk do të ndjekë formulimin e deklaratës politike që dy palët ranë dakord vjeshtën e kaluar si pikënisje e bisedimeve për marrëdhëniet e ardhshme, nuk do të ketë asnjë marrëveshje”, paralajmëroi Barnier.

Javën e kaluar, Barnier tha se raundi i ardhshëm i negociatave do të ishte thelbësor në sigurimin e një marrëveshje tregtare pas Brexit me Londrën.

Tre raundet e mëparshme të bisedimeve kanë përfunduar pa ndonjë rezultat të prekshëm.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco