Përkeqësohet gjendja në SHBA/ 12 shtete mobilizojnë Gardën Kombëtare

Përkeqësohet gjendja në SHBA/ 12 shtete mobilizojnë Gardën Kombëtare

16:08, 31/05/2020
A+ Aa A-

Guvernatorët e Minesotës dhe 11 shtete të tjera kanë mobilizuar trupat e Gardës Kombëtare, ndërsa qytetet e tyre u përballën me një tjetër natë protestash të dhunshme të shkaktuara nga vdekja e një afrikano-amerikani ndërsa ishte ndaluar nga policia.

Në Mineapolis, atje ku nisen protestat, policia dhe Garda Kombëtare u futën në qytet menjëherë pas orës 8 të pasdites. Ndalim-qarkullimi hyri në fuqi me qëllimin per te ndalur protestat, raporton VOA.

Punonjësit e zbatimit të ligjit përdorën gaz lotsjellës e plumba gome për të pastruar rrugët e qytetit.

Për katër ditë me radhë protestat që fillimisht nisën si paqësore degjeneruan në plaçkitje, zjarrvënie dhe forma të tjera dhune në qytetin e Mineapolisit, atë fqinj të Saint Paulit e në qytete të tjera në të gjithë Shtetet e Bashkuara.

“Ndodhemi nën sulm", tha zoti guvernatori demokrat Tim Walz, i cili garantoi se do të rendi "do të vendoset me gjithë fuqinë". Guvernatori Walz tha se vendosja e gardës ishte e domosdoshme pasi sipas tij protestat po përdoresish nga persona që po kërkonin të krijonin kaos.

Në një koment më vete Prokurori i Përgjithshëm William Barr gjithashtu drejtoi gishtin ndaj atyre që i cilësoi si nxitës ekstremistë të protestave. Ai dhe zoti Walz bënë fajtor për situatën krahët e kundër ektremistë të politikës, por pa ofruar prova për të mbështetur pohimet e tyre.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Edi lii derri31/05/2020 17:52

Ja kane fut kot : Fajin e ka Saliu.

Shto koment

Denonco