Në luftë me COVID-19/ Afrika arrin nivel rekord, mbi 6,000 të infektuar në 24 orë

Në luftë me COVID-19/ Afrika arrin nivel rekord, mbi 6,000 të infektuar në 24 orë

15:05, 31/05/2020
A+ Aa A-

Mesa duket, Afrika do të ketë një përballje të vështirë me koronavirusin, derisa ky infeksion po vazhdon përhapjen në të gjithë kontinentin.

Gjatë 24 orëve të fundit, një rekord me 6,243 raste të reja u regjistruan, më së shumti që nga fillimi i pandemisë.

Sipas shifrave të fundit nga Qendrat Afrikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, numri i përgjithshëm i rasteve të sëmurë me coronavirus arrin në 141,535.

Në të njëjtin raport, është bërë e ditur se nga kjo sëmundje kanë vdekur edhe 147 të sëmurë të tjerë. Janë 59,212 të shëruar nga kjo sëmundje, derisa 78,254 raste mbesin ende aktive.

Sa i përket numrit të viktimave, Afrika e Veriut ka pësuar 1,800 viktima deri më tani, Afrika Perëndimore 701, Afrika Jugore 667, Afrika Lindore 478 dhe Afrika Qendrore 387.

Më e goditura mbetet Afrika e Jugut, me 31,000 raste ndërsa Egjipti vijon me 23,400. Por, për sa i përket numrit të vdekjeve, Egjipti pësoi më së shumti me 913, ndërsa Afrika e Jugut regjistroi 643 viktima.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco