Vendimi ndaj OBSH/ BE thirrje SHBA-së: Jemi përballë një kërcënimi global, duhet….

Vendimi ndaj OBSH/ BE thirrje SHBA-së: Jemi përballë një kërcënimi global, duhet….

11:14, 31/05/2020
A+ Aa A-

Bashkimi Evropian u ka bërë thirrje Shteteve të Bashkuara që të shqyrtojnë sërish vendimin për ndërprerje të bashkëpunimit me Organizatën Botërore të Shëndetësisë, për shkak të menaxhimit të kësaj të fundit, të situatës me pandeminë e koronavirusit.

“Përballë këtij kërcënimi global, tani është koha për rritje të bashkëpunimit dhe zgjidhjeve të përbashkëta. Veprimet që dobësojnë rezultatet ndërkombëtare duhet të mënjanohen”, kanë thënë presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen dhe diplomati i lartë i Bashkimit Evropian, Josep Borrell.

“Në këtë kontekst, në i bëjmë thirrje SHBA-së të rikonsiderojë vendimin e saj”, është thënë po ashtu në deklaratë, një ditë pasi presidenti amerikan, Donald Trump ka prezantuar vendimin në fjalë, duke akuzuar këtë agjenci të Kombeve të Bashkuara për dështim të kryerjes së “reformave të domosdoshme” në kohën kur SHBA-ja ka shprehur shqetësime për menaxhimin e pandemisë me koronavirus.

Ai ka thënë se Shtetet e Bashkuara do të ndajnë fondet për nevoja tjera globale të lidhura me shëndetin publik.

Trump ka fajësuar sërish Kinën për krizën globale shëndetësore duke thënë se “fshehja e virusit të Vuhanit ka mundësuar përhapjen e sëmundjes në gjithë botën”.

Shtetet e Bashkuara janë financueset më të mëdha të OBSH-së dhe largimi tyre pritet të dobësojë këtë Organizatë.

Vetë OBSH nuk e ka komentuar ende vendimin e Trumpit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shqiptari31/05/2020 13:59

KA ARDHUR KOHA QE BOTA DHE TE GJITHA VENDET E SAJ T'I RIKTHEHEN FILLIMEVE TE TYRE TE SHKELQYERA. BOTA ESHTE PRISHUR, ESHTE DEGJENERUAR, PARIMET HUMANE JANE ZHDUKUR, SOT PO SUNDON VETEM MORALI I PARASE, PRANDAJ BOTA KA NEVOJE PER NJE RESTART!! DISA ORGANIZATA GLOBALE DHE RAJONALE DUHET TE SHPERBEHEN PASI NUK PO E KRYEJNE ME FUNKSIONIN PER TE CILIN U KRIJUAN!! SHPESHHERE ATO JANE JUSTIFIKIM PER VENDET DIKTATORIALE, AUTORITARISTE DHE MONISTE!!! GJITHCKA DUHET TE NISE NGA FILLIMI!!! E PERSHENDES VENDIMIN E SHBA!! SHBA DUHET TE JETE NISMETARJA PER SHKRIRJEN E TE GJITHA ORGANIZATAVE GLOBALE DHE RAJONALE, PER T'U RINGRITUR NGA E PARA MBI BAZA TE VERTETA PARIMORE DHE SOCIALE!!! BE DHE OSBE TASHME JANE BASHKIME DHE ORGANIZATA KOT, PA ASNJE PARIM DEMOKRATIK, PA ASNJE FUNKSION DHE AUTORITET, PERDERISA U FUTEN DHE U ANTARESUAN THJESHT GJEOPOLITIKISHT VENDE JASHTE KRITEREVE TE BE DHE TE TE DREJTAVE TE NJERIUT, VENDE ME PROBLEME TE SHUMTA JURIDIKE, EKONOMIKE, FINANCIARE DHE SOCIALE, VENDE JO-DEMOKRATIKE. DHE AQ ME TEPER KUR PRETENDOJNE TE ANTARESOHEN EDHE VENDE ME REGJIME DHE QEVERI TE KORRUPTUARA, DIKTATORIALE, MONISTE DHE AUTORITARISTE SI SHQIPERIA, SERBIA, MAQEDONIA E VERIUT, MALI I ZI, KOSOVA, BOSNJE HERCEGOVINA. BE NUK FUNKSION ME!! BE PO ECEN ME PATERICAT E FUNDIT!!! AMBASADORET E BE, OSBE DHE SHBA NUK I PJERDH ME ASNJE QEVERI!! KA ARDHUR KOHA QE SECILI SHTET I MADH DUHET TE MBLIDHET DHE TE SHIKOJE HALLIN E VET!!!

t31/05/2020 12:19

Evropianet e leshit,nuk qenë te zotë ta mbajne BE te bashkuar,dashkan te mbakan globin te bashkuar!!!

Shto koment

Denonco