Mbi 9 mijë raste të reja në 24 orë/ Rusia vazhdon të shënojë numër të lartë infeksionesh

Mbi 9 mijë raste të reja në 24 orë/ Rusia vazhdon të shënojë numër të lartë infeksionesh

10:57, 31/05/2020
A+ Aa A-

Në 24 orët e fundit, Rusia vazhdon të regjistrojë numër të lartë të infektuarish ndërsa numri i viktimave mbetet relativisht i ulët.

Vendi regjistroi 9,268 raste të reja me COVID-19, duke rritur totalin e të infektuarve në vend në 405,843.

Nga ana tjetër, zyrtarët e shëndetësisë në vend njoftuan se brenda ditës si pasojë e Covid-19 humbën jetën 138 persona. Kështu, numri total i viktimave në vend rritet në 4,693.

Rusia është ngjitur në një kohë të shkurtër në listën e tre vendeve më të prekur nga pandemia në botë. Vendi lindor paraprihet nga Brazili dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco