Epiqendra e re e pandemisë/ Peruja konfirmon mbi 7 mijë raste në 24 orë

Epiqendra e re e pandemisë/ Peruja konfirmon mbi 7 mijë raste në 24 orë

10:52, 31/05/2020
A+ Aa A-

Pas Kinës, Evropës dhe SHBA, epiqendra e pandemisë së koronavirusit tashmë është bërë Amerika Latine.

Ky konfirmim ka ardhur nga Organizata Botërore e Shëndetit si dhe shifrat në vendet e prekura.

Peruja ka raportuar më shumë se 7,000 raste të reja me COVID-19.

Numri total i të infektuarve rritet në 155,671.

Ministria e Shëndetësisë në vend ka njoftuar se brenda 24 orëve kanë humbur jetën si pasojë e koronavirusit 141 persona. Ndërsa, bilanci total i viktimave në vend rritet në 4,371.

Peruja është vendi i dytë me numrin më të lartë të të infektuarve me Covid-19 në Amerikën Latine. Vendi paraprihet nga Brazili ku numërohen 499,966 të infektuar dhe 28,849 viktima.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco