‘Anarkistët dhe ekstremi i majtë po marrin në dorë gjithçka’/ 25 qytete amerikane në shtetrrethim

‘Anarkistët dhe ekstremi i majtë po marrin në dorë gjithçka’/ 25 qytete amerikane në shtetrrethim

10:50, 31/05/2020
A+ Aa A-

Pas fillimit të protestave në SHBA, situata duket se po shkon drejt përkeqësimit, kanë nisur dhe vjedhjet dhe plaçkitjet në biznese.

Situata po përkeqësohet dhe po përfitojnë nga kjo grupet anarkiste, të cilat kanë marrë në dorë protestën, ndërkohë që derimë tani policia po tregohet më e vetëpërmbajtur, raporton FoxNews.

Deri tani, në 25 qytete amerikane protestuesit janë duke sfiduar shtetrrethimin, ndërsa presidenti Trump po paralajmëron që të hyjë me ushtri për të neutralizuar qytetarët.

“Los Anxhelos..Sapo u vodh nje shitore kepucësh. Protestat degjenerojne në vjedhje. Afrikano-Amerikanët sfidojnë shtetrrethimet në 25 qytete. Cfarë ndodh pastaj? Nje urrejtje e akumuluar por grupe anarkistesh dhe të ekstremit të majtë marrin peng protestat. Pronaret e shitoreve parkojnë ngjitur bizneseve te tyre për të mbrojtur nga vjedhjet. Policët të vetpermbajtur. Presidenti ka paralajmeruar se do nxjerrë ushtrinë. Karantina ka ndikuar shumë.

Padrejtesia dënohet por vjedhjet, djegjet tregojnë tjetër gjë. Nuk është hera e parë..Varfëria dhe gjendja e afrikano-amerikanëve mbetet problem edhe pse shteti harxhon trilionë dollare me programe si wellfare. Por kur ka 3 ose 4 breza në welfare, vritet dëshira për të punuar dhe mbyllja në ciklin e dhunues dhe kompleksit i të qenit viktimë.

Shumica e Bardhe e kaloi Rubiconin kur në Shtepinë e Bardhe futen Obamën. Afrikano-amerikanet pretendojnë për drejtesi të munguar. Kjo nuk zgjidhet për jave apo një muaj.. Gjakrat do ftohen..dhe sponsorit e dhunuesve dhe vjedhesve do ndalin..Vit i mbrapshte. Biznesi i kercenuar nga Covidi..tash nën peshen e djegieve nga anarkiste që perfitojne”, shkruan Papa në një postim në rrjetet sociale.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco