Covid-19/ Rritet numri i viktimave në Itali, ulen rastet e reja

Covid-19/ Rritet numri i viktimave në Itali, ulen rastet e reja

18:58, 30/05/2020
A+ Aa A-

Italia ka regjistruar 111 viktima të tjera Covid-19 në 24 orët e fundit, duke e çuar bilancin total të humbjeve të jetëve në vend në 33,340.

Një ulje të ndjeshme ka pasur numri i rasteve të reja, ku në 24 orët e fundit janë regjistruar 416 të infektuar të tjerë për një shifër totale mbi 232 mijë.

Sipas asaj që raporton Mbrojtja Civile Italiane, vijon të përmirësohet dhe situata në spitale dhe terapi intensive.

Deri në këto momente 3.8 milionë italianë i janë nënshtruar testit të tamponit.

Po ashtu raportohet se në 4 rajone të vendit fqinj në ditën e fundit nuk është raportuar asnjë rast i ri me Koronavirus.

Buletini për të gjitha rajonet:

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco