Protesta te Shtëpia e Bardhë/ Trump: Po ju prisnin ca qen të egër...

Protesta te Shtëpia e Bardhë/ Trump: Po ju prisnin ca qen të egër...

16:11, 30/05/2020

Presidenti amerikan, Donald Trump reagoi pas protestave përpara Shtëpisë së Bardhë, në valën e trazirave që kanë përfshirë Amerikën pas vrasjes së George Floyd nga policia.

Trump vlerësoi forcat e sigurisë për reagimin e tyre, ndërsa i quajti ‘të ashtuquajtur protestues’ ata që u mblodhën te Shtëpia e Bardhë.

Trump tha se ata nuk kanë asnjë lidhje me kujtimin e George Floyd, por kishin për qëllim të shkaktonin telashe.

Presidenti shtoi se nëse do të kishin rrethimin, do të ishin përballur me disa ‘qen të dhunshëm’ dhe ‘armë të frikshme’.

Kreu i shtetit konfirmoi se e ka ndjekur nga brenda Shtëpisë së Bardhë çdo zhvillim.

SHBA janë përfshirë nga trazira të dhunshme pasi një polic i vuri këmbën në fyt një personi me ngjyrë. George Floyd humbi jetën pasi polici ia mbajti këmbën në qafë për nëntë minuta.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco