Merkel refuzon ftesën e Trup për samitin e G7-ës në Uashington

Merkel refuzon ftesën e Trup për samitin e G7-ës në Uashington

15:54, 30/05/2020
A+ Aa A-

Kancelarja gjermane, Angela Merkel ka refuzuar ftesën e presidentit amerikan, Donald Trump për të marrë pjesë në samitin e grupit të shtatë vendeve më të industrializuara (G7), në Shtetet e Bashkuara.

“Kancelarja federale falënderon presidentin Trump për ftesën e tij në Samitin e G7-ës në fund të muajit qershor në Uashington”, ka thënë zëdhënësi i Qeverisë gjermane, Steffen Seibert, sipas mediumit Politico.

“Marrë parasysh situatën me pandeminë, ajo nuk është pajtuar për pjesëmarrje personale dhe udhëtim drejt Uashingtonit. Ajo natyrisht se do të vazhdojë të vëzhgojë zhvillimet rreth pandemisë”, ka thënë mes tjerash Seibert.

Shtëpia e Bardhë ka thënë më 26 maj se Trump beson se nuk mund të ketë “shembull më të mirë të rihapjes” së ekonomisë, pas izolimit të shkaktuar nga koronavirusi, sesa mbajtja e Samitit G7, në Shtetet e Bashkuara, në fund të muajit qershor.

Sipas të dhënave të Universitetit Johns Hopkins, 5.9 milionë persona janë infektuar me koronavirus, prej tyre mbi 360,000 kanë vdekur./REL

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco