FOTO/ Amerika në flakë, Pentagoni bën gati planin e ndërhyrjes

FOTO/ Amerika në flakë, Pentagoni bën gati planin e ndërhyrjes

14:16, 30/05/2020
A+ Aa A-

Pavarësisht se një polic u arrestua dhe akuzohet për vrasjen e George Floyd, trazirat në SHBA nuk po ndalen. Teksa qytetet më të mëdha po përfshihen në protesta, Pentagoni ka ndërmarrë hapin e rrallë, duke urdhëruar ushtrinë që të jetë gati.

Sipas Fox News, ushtarët e dy bazave të mëdha në Nju Jork dhe Karolinën e Jugut janë bërë gati për ndërhyrje.

Ajo mund të dalë në rrugët e SHBA për herë të parë që prej vitit  1992, kur shpërthyen trazirat e famshme në Los Angeles.

Epiqendra e protestave është Mineapolis. Një protestues 19-vjeçar u vra mbrëmjen e shkuar në Detroit. Policia tha se e vrau atë pas krismave mbi turmë.

Trazirat nisën pas arrestimit të një personi me ngjyrë. George Floyd humbi jetën pasi një polic i vendosi këmbën në qafë për disa minuta. “Nuk mund të marr frymë,” tha Floyd, para se të ndërronte jetë.

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco